Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED kualifikon edhe dy emra të tjerë, hapet rruga për Albert Demirnelin dhe Alket Jaupin

0
112

Prokuroria e Posaçme vetëm këtë vit ka nisur hetimet për mbi 120 zyrtarë të dyshuar për përfshirje në afera korrupsioni. Prokuroria e Posaçme ka pak më shumë se dy vite që funksionon dhe paditë e bëra në të vetëm shtohen. Edhe pse deri tani goditjet kanë qenë në nivele të ulëta, raportimet bëjnë me dije se në duart e prokurorëve janë dhe dosje të rëndësishme, ku përfshihen dhe zyrtarë të lartë. Ministria e Drejtësisë, në raportet që ka publikuar për monitorimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës ndaj korrupsionit ka hedhur dritë dhe mbi procedimet që ka regjistruar SPAK këtë vit. “SPAK ka kryer gjithsej 226 procedime me 109 persona në hetim, 90 procedime janë të reja për vitin 2021, me 29 persona në hetim, ka dërguar për gjykim 18 procedime me 28 të pandehur, si dhe ka dërguar për pushim 3 procedime me 4 të pandehur. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe SPAK ka dërguar për gjykim 5 raste që lidhen me korrupsionin e kryer nga funksionarë të nivelit të lartë”, thuhet në raport për periudhën janar-qershor. Ndërkohë bëhet me dije se për periudhën korrik-shtator janë regjistruar 23 procedime me 15 persona në hetim; numri i procedimeve të dërguara për gjykim është 2 procedime me 12 të pandehur dhe numri i kërkesave të dërguara për pushim është 1 procedim me 2 të pandehur.

Hetime jashtë vendit

Nëse shohim raportin e SPAK për vitin 2020, bëhet me dije se prokurorët kanë shtrirë hetimet edhe jashtë vendit për 7 zyrtarë të dyshuar se janë të përfshirë në afera korruptive, abuzime me tenderua, shpërdorim detyre etj. Në Shqipëri shumica e të korruptuarve i nxjerrin paratë jashtë vendit me shpresën se nuk do të zbulohen, por SPAK duket se ka rënë në gjurmët e tyre dhe ka kërkuar ndihmë nga 7 vende partnere. “7 kërkesa, ose 9.75 % janë në lidhje me hetime në fushën e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e lidhur me subjektet e Prokurorisë së Posaçme, “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë“, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga nenet 248, 244, 258, 319, 319/ç, 258, 260 të Kodit Penal”, theksohet në raportin e SPAK për vitin 2020. Më tej theksohet se gjatë vitit 2020 nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë trajtuar 69 kërkesa për ndihme të ndërsjellët juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja, në bazë të konventave të Këshillit të Evropës dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj