Aksident masiv në Milot-Mamurras, njëra makinë shoqëruese e Sali Berishës, ka të plagosur

0
168

Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me të papriturën në aksin e autostradës Milot- Mamurras

Mësohet se janë përplasur disa makina në aksin e autostradës Milot- Mamurras. 

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina, njëra dyshohet se është e ish-kryeministrit Berisha.

Si pasojë 3 persona janë lënduar.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident në afërsi të Fushë Mamurrasit. Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here