Nisin hetimet ndaj prokurorit të njohur. Zbardhen dyshimet

0
16

Regjistrohet një procedim penal për një nga prokurorët e Gjirokastrës. Ky vendim u morë nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për prokurorin Emëror Kasaj, ndaj të cilit është nisur një procedim penal për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit në ILDKPI të një shume financiare prej 50 mijë euro.

Hetimet janë regjistruar edhe për akuzën e Falsifikimit të formularëve nga persona që kanë për detyrë plotësimin e tyre. Hetimi është nisur pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një qytetar dhe bërjes publik të shkeljeve në media.

Behet fjalë për një shumë prej 50 mijë euro që Emëror Kasaj i ka marë borxh dhe ja ka dhënë Maurizio Lombit. Shuma rezulton të mos jetë deklaruar nga Kasaj në asnjë nga deklaratat e pasurisë.

Ndërkohë në 3 nëntor 2021, Kasaj ka depozituar një padi civile në gjykatën e Tiranës ku kërkon nga shtetasi L.Sh kthimin e shumës prej 50 mijë euro, shifër kjo e padeklaruar prej tij në ILDKPI qoftë si huamarje dhe qoftë si huadhënie.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj