Largohet nga posti drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson

0
131

Maksim Et’hemaj do të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ndërsa do të zëvendësoje Edlira Krajën.

Kujtojmë se po sot qeveria emëroi Vjollca Brahon si zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here