Gazetari Frrok Çupi e akuzoi sot drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e Azem Hajdari dhe Remzi Hoxhës.
Duke komentuar shpalljen e kandidaturës për kryetar të PD-së, Çupi tha se ish-kryeministri në këtë mënyrë po shkatërron partinë më të madhe opozitare.
“Berisha e ka humbur toruan prej vitesh që kur vrau kundërshtarët e tij të parë. Njësoj si Enver Hoxha që lau duart me gjak. Që kur vrau kundërshtarët e tij të parë, Azem Hajdarin, Remzi Hoxhën dhe njerëzit në Vlorë. PD tani është akoma më keq, për shkak të Sali Berishës. Mund të shërohet shumë vonë. Duhet të largohet nga skena Sali Berisha. Qoftë edhe nga kjo skena qesharake që ka marrë rrugët lart e poshtë”, tha Frrok Çupi.








































