Saimir Kumbaro: Edhe pas 30 vitesh “Vdekja e kalit” nuk është vjetruar me mesazhin që përcjell, tek ne shteti nuk e ka në konsideratë kinemanë

0
43

“Vdekja e kalit” filmi i parë pa censurë komuniste, “Ne dhe Lenini”, “Koncert në vitin 1936”, “Gjurmë në kaltërsi”, etj, janë disa nga prodhimet kinematografike shqiptare që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Saimir Kumbaro. Regjisori e nisi punën në Kinostudio në 1970, ku me aktivitetin e tij më pas u bë një nga emrat e vlerësuar të kinemasë shqiptare. Me filma të suksesshëm, që kanë marrë vlerësimin brenda dhe jashtë vendit. Ditët e vjeshtës për regjisorin e njohur Saimir Kumbaro kalojnë me takime me miqtë dhe kolegët, kafja e mëngjesit në një lokal afër shtëpisë. Tregon se filmi është art kolektiv, por shpreh keqardhjen që ka pak mbështetje financiare nga shteti. Saimir Kumbaro, që ka në aktivitetin e tij 13 filma me metrazh të gjatë artistikë dhe mbi 100 dokumentarë thotë se duhet më shumë investim për kinemanë. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Kumbaro tregon dhe për filmin “Vdekja e kalit”, i cili në ditët e shtatorit u shfaq premierë i restauruar. Ai thotë se edhe pse kanë kaluar 3 dekada filmi nuk është vjetruar me mesazhet e tij. “Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës u rishfaq 30 vite pas, tashmë i restauruar, me cilësi të re të figurës, por edhe zërit nga Arkivi i Filmit. Filmi nga Saimir Kumbaro dhe skenar nga Nexhati Tafa është realizuar më 1992. Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri janë ndër aktorët të cilët interpretojnë në mënyrë të shkëlqyer. Në filmat që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Saimir Kumbaro përmendim dhe “Të burgosurit e galerisë” (1994), “Historiani dhe kameleoni”, (1989), “Rrethimi i vogël” (1986), “Tre njerëz me guna” (1985), “Nxënësit e klasës sime” (1984), “Gracka” (1983), “Gëzhoja e vjetër” (1980), “Ilegalët” (1976), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), etj.

 -Disa javë më parë u shfaq premiera e filmit të restauruar “Vdekja e kalit”, që vazhdon me vlerësimin e kritikës dhe publikut. Si regjisor, sa ka rëndësi restaurimi i tij dhe xhirimi vite më parë?

Filmi “Vdekja e kalit” është xhiruar gati 30 vite në parë. U xhirua me Kodak dhe u stampos me orvo. Orvo është një lloj pelikule, që nuk shkon fare me kodak, prandaj filmi mori një frusho. Iris Elezi që ishte drejtoreshë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit e mori seriozisht, dhe e futi në listën e filmave që do të restauroheshin. Si regjisor mu bë qejfi, që këtë film po e restauronin, sepse është një film klasik që i mbetet arkivit, si kemi qenë në vitin 1991-‘92 kur është xhiruar. Çdo krijuesi i vjen mirë kur vepra merret në konsideratë. Premiera e filmit u realizua në kompleksin e pishinave te parku. Sigurisht që salla ishte plot me publik, por shfaqja e filmit la për të dëshiruar.


PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj