Grabitja e dhunshme e biznesmenit në Nikël inskenim? Dalin në dritë detajet e reja, shoqërohen 15 persona, zbardhet me çfarë u përballën forcat e policisë gjatë gjurmimit në banesën e tij për prova

0
249

Biznesmeni nga Nikla e Fushë-Krujës ra dje e një grabitjeje të dhunshme. 10 person ai hynë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve i morën 100 mijë uro dhe flori

Mëasohet se janë shoqëruar në komisariat si të dyshuar dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen mbi 15 persona, të cilat më pas janë lënë sërish të lirë. Në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur të gjejnë prova mareriale, si shenja gishtash apo ndonje fije floku të autorëve. Ndërkohë po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të parë gjatësinë apo përmasat e trupit për t’i krahasuar me ato të të dyshuarve

Autoret sipas policisë kanë pasur dijeni për gjendjen ekonomike të bizesmenit dhe kanë studiuar të gjithë lëvizje e tij duke planifikuar më pas dhe grabitjen. Vetë biznesmeni ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim dhe se s’ka mundur të identifikojë ndonjë nga autorët as nga zëri dhe as nga përmasat trupore. Me këtë rast policia po heton edhe pasurinë e biznesmenit që nga polic e deri në biznesmen.

Nga hetimet nuk përjashtohet as pista e inskenimit të grabitjes, pasi bizesmeni mund të ketë rënë pre e shantazhit nga grupet kriminale dhe për të evituar këtë të fundit ka inskenuar grabitjen. Përfundimisht policia deri tani ka disa persona të dyshuar por ende nuk ka prova konkrete për ti akuzuar.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here