Eksperti i kriminalistikës flet hapur: Të lehtësohet procedura e armatosjes së qytetarëve në Shqipëri

0
181

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi jep një sugjerim krejt tjetër për të parandaluar ngjarje të rënda në Shqipëri. Duke marrë shkas nga grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës, Rexhepi tha se sa kohë shteti nuk i siguron dot jetën qytetarëve, atëherë duhet të lehtësojë procedurat që ata të mund të marrin një armë në pronësi, për t’u mbrojtur vetë

“Ngjarja është shumë e rëndë dhe nëse shteti nuk na siguron, të lehtësohet procedura  e armatosjes së njerëzve, të kenë të drejtën të mbajë armë. Sa kohë nuk na siguron jetën shteti, më mirë ta mbroj jetën vetë. Sa armë gjahu ka në qarkullim? A mund të bëhet krim me armë gjahu? Po patjetër. Armët frenojnë këto krime, shteti nuk po gjen zgjidhje”, tha ai për Report Tv.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here