Atentati i biznesmenit në Fier, reagon policia: Si u vra 57-vjeçari

0
40

Ka ndërruar jetë në spital, i plagosuri në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Viktima është identifikuar si D.B., 57 vjeç, dhe është qëlluar me breshëri kallashnikovi në afërsi të një qendre tregtare. 

Sipas raportimeve, viktima ishte pronar i një lokali në qënder të Fierit, si dhe i një hoteli.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, ku dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri drejt 57 vjeçarit, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi”.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.  Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj