Përplasje mes institucioneve të drejtësisë, ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP, Ibrahimit i kërkohet të vërë në lëvizje Kuvendin

0
162

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi dje mbledhjen e radhës ku pati një sërë zhvillime të rëndësishme. Në përfundim të seancës plenare, në pjesën kushtuar pyetjeve dhe diskutimeve jashtë rendit të ditës, anëtarët z. Alfred Balla, znj. Nurihan Seiti dhe z. Tartar Bazaj, informuan Këshillin për nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre, nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Ata i kërkuan Kryetarit, z. Gent Ibrahimi, t’i drejtohet Kuvendit me një shkresë, ku të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, të cilët, nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së, për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa nga ana tjetër, mund të jenë vetë, subjekte të procedimit disiplinor nga ana e ILD-së. Duket sikur ka nisur një betejë e fortë mes institucioneve të drejtësisë. Pak ditë më parë kishim një përplasje mes KLP dhe KLGJ sa i takon hartës gjyqësore. Prokurori i Përgjithshëm po ashtu gjithmonë ka shfaqur ankesa mbi kompetencat që i ka marrë KLP. Ndërkohë së fundmi kemi një përplasje mes ILD dhe KLP. Po dje, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurores të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, znj. Irena Çunoti, për një periudhë tremujore, nga data 20.10.2021 – 19.01.2022. po ashtu është vendosur mbajtja e seancave plenare për disa prokurorë që janë proceduar nga ILD. “Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni Disiplinor dhe me propozimin për caktimin e datës së seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor ndaj magjistratëve {…} dhe {…}, Këshilli vendosi caktimin e datës 03.11.2021 ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore, në lidhje me procedimin disiplinor nr.1289/2, datë 07.10.2021, filluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}. Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 13.12.2021 ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor nr.1292/4, datë 12.10.2021, filluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}”, njoftoi KLP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here