Një furtunë e vërtetë po ndodh ditën e sotme në policinë e Korçës, aty ku janë pezulluar nga detyra 6 punonjës të policisë. Bëhet fjalë për krerët e institucionit, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli. Ndërkohë, mësohet se 4 të tjerët janë punonjës të qarkullimit, me iniciale P.F , G.H, Ç.K, K.K.
Arsyet e vendimit të bujshëm vijnë nga prokuroria e Tiranës, që ka hetuar për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, dhe “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë, për të paktën 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra.









































