“E kam dashur”/ Donald Veshaj flet për lidhjen me moderatoren e Top Channel, Bora Zemanin, aktori ‘hap zemrën’ dhe rrëfehet: Ka qenë një gjë shumë e fortë që…

0
149

Aktori i humorit Donald Veshaj jetoi një histori të bukur dashuri me moderatoren Bora Zemani, e cila përfundoi pas pothuajse tre vitesh. Tashmë secili ka ndjekur rrugën e tij, pavarësisht se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin.

Hyrja e Donaldit në “Big Brother VIP” u shoqërua me shumë zhurmë, pasi dyshohet se ai dhe këngëtarja Semi Jaupaj, kanë një pëlqim për njëri-tjetrin. Mirëpo, Bora Zemani përveçse ish e dashura e këngëtarit, është njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Semit.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë në shtëpi, të cilët po ashtu kanë dyshime për raportin Semi-Donald, këngëtarja është shprehur se në asnjë mënyrë nuk do të lidhej me ish-partnerin e shoqes së ngushtë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në oborr me Granit Canën, Donaldi foli për historinë e dashurisë që ka përjetuar me Borën.

Donald Veshaj: Nja katër muaj, pesë muaj, s’e di.

Granit Cana: Sa keni qenë bashkë?

Donald Veshaj: Gati nja dy vjet e gjysmë- tre.

Granit Cana: S’keni bashkëjetuar?

Donald Veshaj: Po, po plak, kemi bashkëjetuar. Ka qenë një gjë e fortë fare. Por jeta bën të veten.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here