Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit/ Margariti: Konflikt i hapur interesi, punësoi bashkëshortin si…

0
28

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Ky vendim është firmosur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. 

Punësoi bashkëshortin duke shkelur hapur konfliktin e interesit.Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.

Në dokumentin e firmosur nga Margariti, thuhet se një tjetër motivacion që lidhet me lirm nga detyra, është edhe Mosrespektimi i përsëritur i Ligjit “Për rregullat e etikës në administratën publike”, lidhur me marrëdhënien, komunikimin dhe sjelljen me punonjësit e institucionit.

Pas këtij vendimi, Elezi detyrohet të dorëzojë formularin e deklarimit të pasurisë si dhe dokumentacionin e pajisjeve të punës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj