Tuneli i Llogarasë dhe rruga deri në Himarë/ Shpallet fituesi, do ndërohen nga dy kompani turke

0
40

Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë fundjavë dy kompanitë fituese që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë. Report Tv mëson se vlera e tenderit është 139.6 milion Euro.

Tenderi Ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë” është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke:

1. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED.

2. SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

Më Parë Ministria kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e Konkurruesve ku Gjoka shpk ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm. Por Ministria vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke mundësuar tashmë Biznesin Turk të ndërtojë një nga veprat më të rëndësishme të Infrastrukturës Rrugore, impakt në Zhvillim dhe Turizëm.

Kompanitë fituese kanë afat 37 muaj që të përfundojnë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogarasë. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj