Ish-kreu i PD, Haklaj: Berisha bën betejë për veten dhe jo për demokratët, ishte një “oktapod” për PD

0
300

Ish-kreu i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin “Arnautistan” foli për ngjarjet dhe lëvizjet e fundit politike në këtë parti, i vlerësoi si mjaft pozitive, në kontestin e ndryshimeve në të mirë të partisë.

Sipas Haklajt, zhvillimet e fundit, por tregojnë që PD po ndryshon, dhe nga një lëvizje që ishte deri më sot, po kalon në një parti të vërtetë.

“PD po kthehet nga një lëvizje që ka qenë deri më sot, në parti, kjo po ndodh për herë të parë, sepse, deri më sot, ajo ishte e uzurpuar nga Berisha, i cili ndërtoi një regjim autokratik, dhe tashmë po tregohet që po kthehet në një parti të vërtetë”.

Figurën e ish-kreut të PD, Sali Berisha dhe faktin se si po gjendet tashmë në betejën për të fituar dhe pastruar figurën e tij politike, pas shpalljes “non-grata”, nga SHBA, Haklaj, e sheh më shumë si një betejë për figurën e vet Berishës, se sa të vet PD-së.

“I kam bërë thirrje Berishës, që nëse ju e doni PD, kontributi juaj më i madh është që të shkoni në shtëpi, të mos pranoni kandidimin në 2015.

Ai nuk i ka kapur 5 mijë vota, ai u largua, por mbeti në prapaskenë dhe vendoste gjithçka, por edhe ndërkombëtarët u lodhën me dy kryetar partie, shko te njëri, shko të tjetri, Berisha, ishe si një “oktapod” si gjithçka që donte të përpinte gjithçka gjente përpara.

Ai e ka për vete betejën personalisht, pse heshtte gjatë gjithë kohës kur u larguar gjithë ato figura të PD-së, por nuk reagonte fare. Berisha nuk po e bën këtë betejë për PD, por për veten e tij”.

Halkaj thotë në mbyllje se i vjen keq për shpalljen non grata të Berishës për motivacionin me të cilin e shpalli Amerika. Ndërsa theksoi se nuk janë shpallur non grata familjet e Milloshevicit apo Gadafit dhe është shpallur familja e Berishës.

Intervista e plotë:

Karierën tënde brenda PD-së ja dedikon motivimeve të tua, personalitetit të Azgan Haklajt, apo ja dedikon edhe dashamirësisë apo bujarisë të Sali Berishës, apo nuk i jeni në borxh për asgjë?

Unë borxhli nuk ndihem sepse më ka respektuar kontributin tim në PD. SHumë njerë mendojnë se më ka bërë kandidat nga burgu dhe ma ka dhuruar. Ai ka kandiduar ish-kryetarin e PD-së Tropojës të burgosur politikisht. Unë rrjedh nga familje e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës si nga nëna si nga babai.

Është Berisha anti-komunist?

Berisha ka qenë komunist. Nëse i referohemi disdidentit më të madh Vaslav Havel, komunistët dhe bijtë e komunistëve të kthyer në antikomunist janë qenie të rrezikshme për shoqërinë dhe demokracinë.

Çfarë mendon sot Berisha për ty?

S’ka rëndësi çfarë mendon Berisha. Në politikë nuk ka mllef. Unë nuk kam ardhur këtu si pjesë e ekipit të Bashës, as për të bërë apollogjinë e Bashës, as nuk jam pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Sepse kam qenë gjithmonë i ngrirë, i shkrirë gjatë fushatave të Partisë Demokratike të cilët më kanë ftuar për kontributin tim edhe në Tropojë dhe në vende të tjera ku unë kam pasur mundësi apo impakt të mbështes kandidatët apo programin e PD-së.

Zgjedhjet e fundit në parti votove?

Sigurisht, si anëtar partie s’më ndalon dot. Tani të kthehemi dhe te çështja për të cilën më keni thirrur. Unë fjalën kam. Është problem edhe të flasësh sot. Mediat nuk janë të lira janë të lidhur me biznesin dhe sipas përkatësisë së ndarjes së biznesit shkon edhe media. Unë do të them fjalën time troç sepse vetëm e vërteta dhemb lirë dhe kur thua të vërtetën është ndërgjegje e pastër jastëk i butë.

Je i qetë, sepse unë kam supozuar se ti e mbaje qëndrimin tënd po ndjeheshe pak i trazuar?

Aspak, unë po ndjek se çfarë po ndodh në partinë time, e tonën, të demokratëve të Shqipërisë se çfarë po ndodh.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike?

Për herë të parë Partia Demokratike po kthehet nga parti lëvizje po kthehet në parti politike. Ajo ishte një lëvizje, Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit, dhe ardhja e Berishës e uzurpimi i Partisë Demokratike ndërtoi një regjim autokratik. Pra pas një diktature shumë të egër e cila ndodhi pas L2B në Kongresin e Përmetit se u shemb shteti i së drejtës, monarkia parlamentare kushtetuese dhe u zëvendësua me pushtetin e sovjetëve, kaluam në një diktaturë shumë të egër atëherë erdhi lëvizja popullore studentore dhe ishte një lëvizje, dhe kjo mbeti një lëvizje për 30 vite. Se kur i dëgjon sot Kryetarin e PD-së zotin Berisha që po e riformatoj PD-në, po e riformatoj të djathtën mbas 30 vitesh. Skolastika e tij politike, sofizmat që përdor me disa burra e gra, djem e vajza të keqpërdorur nëpër salla është vërtet shumë e turpshme.

Së pari, Basha nuk e ka përjashtuar Berishën, Basha e ka pezulluar me të drejtën e kryetarit të Partisë. Basha nuk është zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar. Basha është zgjedhur nga 1 anëtar 1 votë. Statutin aty e kanë patur, e kanë votuar dhe Berisha tani del e thotë nuk mund të heshti. Pse heshti Berisha gjithë këto kohë? Si e ka thirr Berisha Bashën në zyrën e tij? Se a tha e kam zgjedh kryetarin a tha ika pa kthim?

Një herë u cënua Berisha, po ata që i ka përjashtuar Berisha me aleancistët me ekipin e Pollos, tani thotë do t’i ftoj të gjithë ata që i kanë ik. Si mund t’i ftosh në parti disa personalitete të PD-së që kanë kontribut në PD por janë larguar nga PD kanë themeluar parti tjetër, kanë kontribuar me godit PD-në e tani po vijnë te PD-ja. Tani Berisha thotë, Basha ka humbur 4 palë zgjedhje. Berisha vetë i ka humbur 4 palë: në 97, në 2000, në 2021, 2003 dhe nuk ka dhënë dorëheqjen.

Tani thotë Basha nuk i ka pyetur forumet. Kur i ka pyetur forumet Berisha? Ka pyetur Berisha në vitin 2008 kur ka bërë marrëveshjen me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës, aty është thembra e akilit? Ka pyetur Berisha forumet kur ka bërë aleancë politike me LSI-në? Nuk i ka pyetur.

Pra ai tani akuzon Ramën se u takua me Bashën në vitin 2017. Ata janë kundërshtarë politikë nuk janë armiq politik dhe duhet të ulen në bisedime.

Basha mori një vendim që i takon të marrë kryetari i Partisë Demokratike, sepse është rasti i parë unikal që Departamenti i Amerikan i Shtetit (DASH), mban ndaj një personaliteti dhe familjes së tij. Dosja e DASH po shkon në Kongres. Berisha është reshtuar me figura të korruptuara të Paraguajit, Namimbisë. Ai po bën betejë në Francë. Po Franca është e drejtë i vuri byzylyk Sarkozisë.

Në qoftë se Basha nuk do ta merrte këtë vendim si person, në qoftë se do ia linte forumeve çfarë vendimi do merrej?

Unë nuk kam folur sot, unë kam folur para zgjedhjeve, kam qenë kritik edhe me Bashën. Komisioni i vlerësimit të figurave ishte antistatutor. Dhe unë kisha një shkrim shumë sinjifikativ. “Nishani merr në Nishan Bashën”. A ndodhi kështu? Se kryetari i Këshillit të PD-së i kërkon dorëheqjen kryetarit të PD-së. Nëse marrim komisionin, ai doli sikur zgjedhin kardinalin në Romë. Këta personalitete dolën kundër vetvetes.

I kam bërë thirrje Berishës, nëse e doni Partinë Demokratike shkoni në shtëpi dhe shikoni një spektakël artistik politik.

Nëse do marrim rezultatin e Berishës, nuk i ka kapur 6 mijë vota, ish-presidenti, ish-kryeministri. Berisha u largua në 2013 por ndenjti në prapaskenë si Ajatollah Khamanei, ai vendoste dhe ndërkombëtarët u lodhën me dy kryetarë, shko te Basha ik dhe te Berisha.

Berisha po i bën dëm PD-së. Institucioni i kryetarit është çliruar nga oktapodi. Berisha ishte si oktapod nëse e krahasojmë me Levatianin e Thomas Hobsit që do të përpijë gjithçka.

Nëse e shikon nga jashtë veprimet e Berishës në foltore, ata thonë që Berisha u shpall non grata dhe ai kërkon një mbrojtje një strehë dhe ai kërkon që ta përdori PD-në si mburojë dhe ai këtë po bën. Je dakord me këtë logjikë?

Berisha nuk po e bën për Partinë Demokratike. Berisha e ka për vete personalisht. Pse ka heshtur Berisha tërë këtë kohë kur PD është goditur herë pas here. Janë larguar figura të PD-së janë kthyer kanë shkuar, vetë i ka larguar Berisha.

Kam folur thotë ai, ia kam thënë Lulzim Bashës dhe i kam regjistruar bisedat.

Kur i regjistroi bisedën Spartak Ngjela-Berishës, Berisha një vit ka bërë politik “çimkëzi”. Tani Berisha doli çimkë vetë.

Tani Berisha thotë Lu-ja ma solli dosjen në zyrë për Bashën. Po Berisha nuk e njoftoi kryetarin e partisë që të ka ardh një dosje? Atëherë kush ka të drejtë në këtë betejë? Basha po hesht. Basha foli për kontributin e zotit Berisha dhe tha pastaj që nuk do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së dhe është i pezulluar derisa të sqarohen rrethanat. Pra nuk e ka përjashtuar

Të pëlqen si po sillet Basha, nuk po i flet nuk i përgjigjet në debat?

Basha nuk po harxhon energji me vetveten. PD-ja nuk ka nevojë për riformatim për ridimensonim të saj. Berisha është aty. Si ka mundësi që njeriu që në 2005 dhe njëri nga personalitet e KOP-it ishte Lulzim Basha dhe Berisha na i prezantoi në Këshill Kombëtar si yllin e PD-së dhe ashtu ndodhi në të vërtet. Basha ka disa suksese që ia ka radhit vetë Berisha: Liberalizimin e vizave, Shqipëria në NATO, Rruga e Kombit, fitorja në Laprak, fitoren e Bashkisë Tiranë. Janë disa fitore spektakolare të Bashës dhe tani një ditë para se ta pezullonte Basha ishte personaliteti më i shquar i PD-së. Dhe tani më mbrapa i doli i pabesë, vrasës, më mirë mos kishte lindur. Ik andej nga ke ardhur. Berisha po flet sikur ka zbritur nga një planet tjetër dhe nuk është në tokë.

Ka disa njerëz që shkojnë dhe e dëgjojnë, çfarë janë këta?

Atje ka edhe personalitete të shquara, por është takim nostalgjik, në qoftë se të kujtohet është LOG-u ande, po shkojmë në LOG të burrave, tani pyetja lind nëse Berisha do ishte President apo kryeministër do flisnin ata njerëz përballë tij, apo jo? Asnjëherë. Fliste Berisha dhe ikte.

Tani të kthehemi te programi. Te programi politik PD-ja ka dështuar edhe te programi kombëtar edhe te programi ekonomik, sepse PD-ja kur erdhi në PD, shkatërroi partitë vatan, Legalitetin dhe Ballin Kombëtar, përmbysi shtresat e persekutuara dhe i ndau në disa shoqata.

PD-ja e zhduki konkurrencën e lirë. Berisha e ka prezantuar programin ekonomik sidomos në mandatin e dytë si ekonomi sociale e tregut. Ka thënë unë kam dashuruar Keyenesin. Po kur futet shteti e kontrollon ekonominë, formohen oligopolet, apo regjimi autokratik, kakistokracik, plutokracik.

Në planin politik, nuk ka patur PD-ja aleatë të modeleve ekonomike të njëjta e politike të njëjta. Por ka patur aritmetike politike. Ka krijuar aleanca fluide thjesht për hir të marrjes së pushtetit. P.sh, nuk i pyeti forumet në 2009 kur bëri aleancë me LSI-në apo jo nuk kishte programe të njëjta PD-ja më LSI-në.

Të kthehemi te studentët e dhjetorit PD-ja erdhi si lëvizje dhjetoriste, ku janë dhjetoristët që Berisha ka qeverisur 30 vjet. Po marrim dhjetoristët majtas, Ilir Meta President dhe Pandeli Majko ish-kryeministër. Ku janë dhjetoristët djathtas? Kanë ikur. Ku kanë shkëlqyer ata. Tani PD-në do e riformatojë Berisha dhe Tritan Shehu. Të dy ish-komunistë tani do riformatojnë të djathtën.

PD-ja është e djathë edhe ka lëvizur në qendër e djathtë. PD-ja duhet të kthehet në Parti konservatore. Slogani bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë ka vrarë demokracinë që në ngjizje sepse amnistoi politikisht, moralisht shumë njerëz që ishin personazhe, ingranazhe të shtypjes së diktaturës komuniste. Është njësoj si të barazosh SS-të e Hitlerit me 6 milionë hebrenj të vrarë.

Ka një lloj interesi se çfarë po ndodh në terren?

Asgjë, sjemi mësuar ne në PD të ketë diversitet. Për herë të parë njerëzit po rreshtohen. PD-ja ska pas votë. PD-ja ka qenë disa zgjedhje të forumit rinor që është votuar me kuti. PD-ja tani po shkundet.

Ky debat mund t’i bëjë mirë PD-së nëse në pjesë të tij Basha dhe Berisha gjejnë pika të përbashkëta dhe bëhen bashkë. PD-ja edhe mund të përçahet?

Për çfarë përçahet PD-ja. Kur të vijë fundi për të vendosur. Më vjen keq për ata që po keqpërdoren nga Berisha me stilin e tij fantastik populist që shkojnë prapa dhe dëgjojnë sofizmat e Berishës dhe të shëmbëllejnë vullnetarët e Enver Hoxhës. Berisha ka rënë.

Berisha thotë Basha ka rënë?

Basha mbron veten, unë po mbroj kryetarin e PD-së i cili është i zgjedhur me një anëtar një votë. Përkundrazi Basha është kryetari i partisë dhe më ka hequr nga Këshilli Kombëtar. Unë po mbroj kryetarin e Partisë Demokratike dhe po mbroj të drejtën. Në pallat të kongreseve kanë thënë Lulzim Basha ku ishte edhe Berisha dhe më pas në oborrin e partisë e thërrisnin o tradhtar. A ka më qesharake më teatrale më groteske? E ke votuar e ke duartrokitur dhe tani o thua o tradhtar.

PD-ka nuk ka kohë për të humbur, duhet të bëjë një program ekonomik të bëjë aleancë me partitë vatan.

Berisha po krijon një alternativë brenda PD-së, ata po shpresojnë ta rimarrin PD-në ta nxjerrin Lulzim Bashën?

Si ta marrin?

Mund ta mbledhin Kongrsin?

Është antistatutore.

Cili është projekti i Berishës?

Unë dëgjova një grua në Elbasan sot që i tha me çfarë projekti ke ardh. Ai i tha nuk isha i përgatitur për atë. Berisha nuk ka pasur kurrë program. Është populist. Askush s’ia mohon kontributin në PD, mirëpo Berisha ka marrë pozën e një patriarku që përcakton kush është demokrat kush është kombëtar dhe kur del kundër Berishës je antidemokrat dhe antikombëtar.

Berisha humbi betejën me historinë dhe humbi pa lavdi. Ai do bëjë shumë gabime tani. Dhe do ta rëmbejë emocioni. Si e godet shtëpinë tënde dhe e sulmon.

Ka njerëz që mendojnë se PD-ja është de fakto e Berishë, është e vërtetë?

Sështë më, sot ka djem e vajza kurajoz, ka disa që nuk janë me Berishën po flasin në heshtje, duhet të rreshtohen. Duhet të japin mendim.

Amerika nuk ka shpallur non grata familjen e Milloshevicit, familjen e Sadam Husenit, familjen e Gadafit po ka shpallur familjen e zotit Berisha. Po mua më vjen keq për diçka, motivacionin për minim të demokracisë shqiptare për shpërdorim të interesit publik dhe fondeve publike dhe pasurimin e familjes e të bashkëpunëtoreve me të dhe rrezik për amerikën. Është një situatë e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here