Google search engine
Home Lifestyle Italianët po kërkojnë të na ‘marrin’ moderatoren! “Do të doja të prezantonte...

Italianët po kërkojnë të na ‘marrin’ moderatoren! “Do të doja të prezantonte Grande Fratello-n”/ Arbana Osmani jehonë edhe jashtë kufijve, vërshojnë komentet lumë: Ajo është çmendurisht e mirë. Jam duke qarë për…

0
376

Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP. Edhe ky edicion vjen në moderimin e Arbana Osmanit, që pa dyshim shkëlqeu në puntatën e parë, të “Big Brother VIP”, që nga look-u e deri tek lirshmëria që e karakterizon në prezantim.

Kjo, duket se nuk iu ka rënë në sy vetëm shqiptarëve, por edhe përtej detit, moderatorja është komplimentuar pa fund nga italianët. Këtë e ka treguar vetë Arbana, në disa Instastory në Instagram, ku ka treguar se ka marrë shumë mesazhe nga ndjekësit, që i kanë dërguar postime të italianëve në Twitter, lidhur me të dhe puntatën e parë të “Big Brother”.

Italianët po kërkojnë të na ‘marrin’

Faqja “Trash TV Stellare”, që njihet për komentet dhe përshtypjet lidhur me “Grande Fratello” në Itali dhe jo vetëm, ka komentuar edhe Arbanën, duke e komplimentuar e duke risjellë në kujtesë vizitën e saj të pak ditëve më parë në Itali dhe takimet me stafin e “Grande Fratello”. “Kam parë disa pjesë nga puntata e parë dhe ndonëse nuk kam kuptuar asgjë, ajo është çmendurisht e mirë”, shkruhet në postim, referuar moderatores.about:blank

Italianët po kërkojnë të na ‘marrin’

Ndërkohë, në një tjetër postim, shkruhet: “Jam duke qarë për shqiptarët, që e kanë studion identike si tonën”, krahas disa fotove nga studioja e transformuar e “Big Brother VIP” në Shqipëri, pas 4 viteve mungesë.

Italianët po kërkojnë të na ‘marrin’

Ndërkohë, pasi ka ripostuar këtë “tweet”, një tjetër italiane shkruan: “Është shumë e mirë, bëni që të vijë tek ne”, referuar Arbanës, duke shprehur kështu dëshirën që ajo të prezantojë “Grande Fratello”.

Italianët po kërkojnë të na ‘marrin’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here