Dalin pamjet/ Panik në Athinë, policia plagos një shqiptar. Zbardhet e gjithë skema

0
159

Mëngjesin e sotëm një shqiptar është plagosur nga policia greke  në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se pak para orës 09:00, policia i ka dhënë sinjal që të ndalojë një automjeti tip “Peugeot” të drejtuar nga shqiptari.

Gjatë kontrollit u konstatua se automjeti ishte i vjedhur, ndërsa shoferi, ka kundërshtuar efektivët, ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz duke u përpjekur të largohet nga vendngjarja.

Në këtë moment një nga oficerët e policisë greke qëlloi dy herë në drejtim të tij. Sipas informacioneve, njëri prej plumbave e ka kapur autorin në këmbë.

Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here