Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni anti-drogë të koduar “Aroma” nga forcat e Komisariatit Nr.6 në kryeqytet.about:blank
Uniformat blu zbuluan një shtëpi bari, brenda së cilës ishin kultivuar bimë narkotike. Të arrestuarit janë A.A. 28 vjeç, Xh.I. 54 vjeçe dhe H.T. 50 vjeç.
28-vjeçari dhe 54-vjeçarja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm.
Ndërsa 50-vjeçari H.T. kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte dy të arrestuarit e tjerë në rast se shikonte lëvizje të dyshimta.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan 27 kg kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.about:blank
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.






































