Google search engine
Home Politike Ndryshimet në Ministrinë e Financave/ Zbulohet emri i njohur i Sekretarit të...

Ndryshimet në Ministrinë e Financave/ Zbulohet emri i njohur i Sekretarit të ri të Përgjithshëm

0
348

Arlind Gjokuta do jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Pas ndërrimit “politik” të drejtimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku ish-ministrja Anila Denaj, ia la vendin Delina Ibrahimajt, tashmë ky institucion i rëndësishëm do ketë dhe drejtim të ri “Administrativ”.about:blank

Mësohet se Arlind Gjokuta ka marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, duke zëvendësuar kështu Oltion Muzakën.

Arlind Gjokuta së fundmi ka drejtuar Njësinë Speciale Anti-korrupsionit dhe Anti-evazion, në Kryeministri, ndërkohë që më herët ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është ndër institucionet më të rëndësishme, nga i cili “hartohet dhe disbursohet” gjithë buxheti i shtetit.about:blank

Ndryshimet në Ministrinë e Financave/  Zbulohet emri i njohur i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here