Google search engine
Home Aktualitet “Lufta” në mes të Elbasanit me 15 plumba mes grupeve kriminale/ Ky...

“Lufta” në mes të Elbasanit me 15 plumba mes grupeve kriminale/ Ky është Ardian Çollaku që ndërroi jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e sotëm (FOTO+DETAJET)

0
264

Ardian Çollaku, 50-vjeçari i cili ishte një prej shënjestrave të atentatit ditën e djeshme në Elbasan, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (5 tetor) në Spitalin e Traumës.

Ai mbeti i plagosur fillimisht nga atentati i djeshëm dhe u dërgua me plagë të rënda drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’i mbijetonte.

Kjo është fotoja e Ardian Çollakut, viktimës së atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

50 vjeçari është person me precedentë të mëparshëm kriminalë në qytetin e Elbasaint, gjithashtu ka qenë i dyshuar edhe për vrasjen e Everst Cakës.

Ata janë ekzekutuar me 15 plumba, ku Lulzim Bitri 35-vjeç mbeti i vrarë në vendngjarje ndërsa Ardian Çollaku mbeti i plagosur.

Dy viktimat duket se janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet. Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakajt, ngjarja që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte. Nga ana tjetër, viktima tjetër Lulzim Bitri rezulton lidhje e fortë e Talo Çelës, një nga miqtë më të afërt të tij.

“Lufta” në mes të Elbasanit me 15 plumba mes grupeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here