Çështja e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kthehet në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kërkesës së ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e rikthyer çështjen e tij në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese.
Kështu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e SPAK për ti rikthyer hetimet edhe njëherë nga e para.
Gjykata e Lartë vendosi që këtë herë çështjen ta drejtorojë një tjetër trupë gjykuese, duke miratuar kërkesën e avokatit të Tahirit, Maksim Haxhia.
Gjatë dëgjimit të pretendimit të palëve në seancë, SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit, që nga ana e tij kishte vendosur për kthim të çështjes në gjykim në Shkallë të Parë.
Rekurs për çështjen ka bërë edhe prokuroria, e cila i qëndron kërkesës për dënimin e Tahirit me 12 vite burg për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij Jaeld Cela kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.






































