Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutimi i oficerit të krimeve në Lezhë, policia lokalizon autorin, dalin dyshimet...

Ekzekutimi i oficerit të krimeve në Lezhë, policia lokalizon autorin, dalin dyshimet e rënda

0
303

Ekzekutimi i oficerit të krimeve Saimir Hoxha në Lezhë nga 21-vjeçari Aldi Rama ka ngritur në këmbë gjithë policinë.

Policia po ushtron kontrollet me helikopter dhe dron, pasi dyshohet se i riu është fshehur në një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Arma e zjarrit, me të cilin është kryer krimi ende nuk është gjetur dhe dyshohet se autori e ka atë ende me vete.

Sakaq, vlen të theksohet se policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat, dy personat që ndodheshin në mjetin tip “Volswagen”, ku ishte dhe pasagjer 21-vjeçari Rama.

Ata pritet të japin detaje të reja për ngjarjen, ndërsa uniformat blu, kanë vendosur dhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për cilindo që jep detaje dhe të dhëna në lidhje me vendndodhjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here