Google search engine
Home Lifestyle “Kam patur një takim të këndshëm me alienët”, këngëtarja e njohur i...

“Kam patur një takim të këndshëm me alienët”, këngëtarja e njohur i shokon të gjithë me deklaratën e saj

0
235

Këngëtarja Demi Lovato i ka lënë sërish pa fjalë të gjithë me deklaratën që ka bërë në lidhje me ekzistencën e alienëve.

Ylli i popit 29-vjeçar pretendon se dikur kishte pasur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree, Kaliforni.

“Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.“, tha Demi

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën deklarata të tilla. Pak kohë më parë, ajo deklaroi se periudhën e vështirë pas ndarjes nga i fejuari, Max Ehrich kishte arritur ta kalonte duke “folur” me alienët.

“Kam patur një takim të këndshëm me

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here