Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutimi i nënkomisarit/ Policia e Shtetit del me thirrjen urgjente dhe vë...

Ekzekutimi i nënkomisarit/ Policia e Shtetit del me thirrjen urgjente dhe vë në dispozicion shumën e majme kush jep informacion për kapjen e këtij 21-vjeçari që kreu tragjedinë

0
258

Policia e Shtetit ka reaguar përsëri me anë të një njoftimi zyrtar në lidhje me vrasjen e nënkomisarit të Policisë Saimir Hoxha ku e ekzekutuan në krye të detyrës.

Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione në lidhje me vendndodhjen e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau oficerin e policisë, Saimir Hoxha.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit  ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. 

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.

Ekzekutimi i nënkomisarit/ Policia e Shtetit tjetër reagim zyrtar, del

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here