Hapen aplikimet për Akademinë e Sigurisë, të kenë përfunduar Universitetin me mesatare mbi 8, Policia zbulon kushtet për të interesuarit

0
212

Policia e shtetit ka njoftuar këtë të martë se janë hapur aplikimet për Akademinë e Sigurisë.Sipas policisë pjesë e kësaj mund të jenë të gjithë personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.

Ndër të tjera bëhet me dije se nga aplikimet do të pranohen 50 persona, ndërkohë që janë vendosur edhe kushte të tjera për personat që do të shpallen fitues.

Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.

Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi notën 8.

Aplikimet fillojnë më datë 28.09.2021 dhe përfundojnë më datë 27.10.2021.

Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 50.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme e të veçanta, si vijon:

Kriteret e përgjithshme janë:

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi, vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT, intervistimi i aplikantëve, kontrolli shëndetësor, marrja e shenjave të gishtave dhe verifikimit përfundimtar i aplikantit.

Komisioni i Vlerësimit, në përfundim të vlerësimit dhe kontrollit, bën renditjen e kandidatëve fitues.

Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, njoftohen me shkrim nga strukturat vendore të burimeve njerëzore për arsyet e s’kualifikimit.

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për s’kualifikim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.

Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here