Kupa e Shqipërisë, Labëria bën surprizën e madhe e mposht Vllazninë

0
143

Pas një sezoni me probleme si pasojë e pandemisë së koronavirusit, më në fund ndeshjet e Kupës së Shqipërisë kthehen të luhen sipas rregullores, me sistem vajtje-ardhje, e jo me tek takim sikurse u luajtën një vit më parë. pra ndeshjet shtohen, emocionet rriten dhe në garë për trofeun hyjnë jo vetëm ekipet e elitës (Superiores), por edhe ekipet e kategorive inferiore, ku dje dhanë surprizat e para. Me pak fjalë, përveç kampionatit, dje mori udhë zyrtarisht edhe Kupa e Shqipërisë. Kështu, pasditen e djeshme u luajtën ndeshjet e para kualifikuese të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, teksa nuk kanë munguar as surprizat, me Labërinë që triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë dhe shtyu për në ndeshjen e kthimit verdiktin se kush do të kalojë për në turin tjetër. Nuk ka qenë vetëm Labëria surpriza e madhe e turit të parë, të paktën deri në këtë fazë, pasi edhe skuadrat e Dinamos, Kukësit e ndonjë tjetri zhgënjyen përballë kundërshtarëve të tyre në këtë duel të parë të turit hapës sezonal të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia zhgënjen, mposhtet nga debutuesit e Labërisë

Vllaznia, e llogaritur si pretendente kryesore për titullin, zhgënjeu dje tërësisht në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon, duke u mundur nga një skuadër modeste, e ardhur në futbollin inferior vetëm vitet e fundit, një skuadër nga Vlora me emër të madh, por me një grup modest, që fitoi dje përballë kuqebluve. Në fakt, shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Çobaj në minutën e 33-të, por Labëria barazoi në të 40-ën me penallti dhe gjeti golin e fitores në fillim të pjesës së dytë, duke arritur një sukses mjaft të rëndësishëm.

Dinamo dhe Laçi zhgënjejnë në duelet e tyre

Nëse Vllaznia konsiderohet si surpriza e vetme dje, një surprizë e pakëndshme që humbi përballë Labërisë, ishte dhe Dinamo e Laçi që zhgënjyen ditën e djeshme, duke mos marrë fitore edhe duke vënë në pikëpyetje aftësinë për të kaluar në turin tjetër. Edhe pse mbetet të luhen dhe 90 minuta të tjera, duket se dinamovitët po hasin vështirësi me skuadrën e Erzenit të Shijakut. Kështu, Dinamo u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Erzeni vendas, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit, ndërsa Laçi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën sarandiote ndaj Butrintit. Ky barazim shihet zhgënjim për kurbinasit që kanë një grup cilësor, por të paktën Laçi e luan ndeshjen e kthimit në fushën e tij dhe kjo i jep qetësi.

Kukësi, nga maja e kampionatit në fund përballë Maliqit

Në Librazhd u luajt dje një tjetër ndeshje emocionuese, midis Kukësit dhe Maliqit. Skuadra maliqiote luajti mirë dhe arriti t’i bëjë ballë ekipit verilindor, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 0-0. Ky rezultat është i mirë për ta, por për Kukësin shihet zhgënjim i madh., gjithsesi, kualitetet ë ka Kukësi besohet e nuk do ta vënë në diskutim kualifikimin në ndeshjen e kthimit, prandaj nuk ka vend për panik dhe rezultati nuk shihet aq i dëmshëm për Kukësin. Madje, referuar specialistëve të ndryshëm, Kukësi shihet si skuadër pretendente për titullin këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here