Tensioni mes Serbisë dhe Kosovës për reciprocitetin e targave, Milaim Zeka i del për herë të parë në krahë Albin Kurtit: Vendimi i tij është super i domosdoshëm

0
202

Prej 48 orësh, ka tension mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të vendimit të qeverisë kosovare për të vendosur masën e reciprocitetit në lidhje me kalimin e automjeteve në të dyja anët e kufirit.

Milaim Zeka, i cili njihet si kritiku më i ashpër i kryeministrit të Kosovës ka folur gjatë një bisede televizive në lidhje me këtë temë, duke i dalë në krah Albin Kurtit për këtë vendim.

“Sa herë që dikush dëshiron të dijë se sa i vjen era shtet Kosovës, e mira është të ndodhin “provokime të tilla” nga ana e qeverisë së Kosovës. Dihet që ne prej shpalljes së pavarësisë dhe deri më sot, kemi qenë një shtet i nëpërkëmbur jo vetëm nga Serbia, por edhe nga BE. Ata njerëz të cilët thonë ose mendojnë që ne po shkojmë drejt një lufte të re, janë tërësisht në linjën e presidentit serb Aleksandër Vucic, i cili krejt këtë paradë ushtarake është duke e bërë në kohën kur në Neë York të SHBA do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Mbi bazën e kësaj, Vucici po dëshiron të fitojë poena politik brenda Serbisë dhe në anën tjetër, përpara faktorit ndërkombëtar të tregojë Kosovën si një shtet që di të bëjë provokime.

Unë mendoj që vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti jo vetëm është super i domosdoshëm dhe me vend, por është paksa i vonuar dhe vendime të tilla është dashur të marrin edhe qeveri të tjera përpara Kurtit.

Unë personalisht e ndaj luftën e brendshme politike nga lufta e jashtme që për fatin e zi të kombit shqiptar, as Tirana, as Prishtina nuk kanë ditur asnjëherë ta bëjnë këtë ndarje”, tha Milaim Zeka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here