Reciprociteti i targave, dhjetëra qytetarë serb dalin në rrugë/ Çfarë po ndodh?

0
171

Forca të shumta policie dhe KFOR-it janë vendosur në disa akse rrugore që të çojnë në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë.

Përforcimet në terren erdhën pas vendimit që mori sot qeveria e Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për targat për të gjitha makinat që hyjnë nga Serbia. Kundër kësaj nisme disa qytetarë të Serbisë, kanë bllokuar rrugën me kamionë.

Masa e njëjtë pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare..

Ministri i MPB-së Xhelal Svecla përmes një postimi ka njoftuar sot se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat “KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me mbishkrimin “RKS”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here