Google search engine
Home Aktualitet “23 euro për një test”/ Vazhdojnë tensionet në kufirin e Hanit të...

“23 euro për një test”/ Vazhdojnë tensionet në kufirin e Hanit të Hotit! Punëtorët shqiptarë shpërthejnë në lot dhe tregojnë çfarë u kërkohet çdo ditë për të kaluar në Malin e Zi

0
178

Vazhdon të mbetet problematike dhe teje e rënduar situata në kufirin e Hanit të Hotit me punëtorët shqiptarë që shkojnë drejt Malit të Zi për të punuar.

Qytetarëve që shkojnë për të punuar në Malin e Zi u kërkohet çdo ditë tampon për koronavirusin.Në një prononcim për mediat, një qytetar shprehet se çdo ditë u kërkohet një test negativ i cili kushton 23 euro dhe është i vlefshëm për 48 orë.

“Na kanë kthyer për testet. Testet nuk mund t’i përballojmë që të bëjmë 23 euro. Ne dalim çdo ditë. Është i papërballueshëm. Kemi dy vite që punojmë në Malin e Zi. Nuk mund të përballojmë, 20 euro marrim ditën e punës” – thotë një prej qytetarëve.

Një tjetër qytetar, me lot në sy thotë se ky çmim është i papërballueshëm pasi nga puna që bëjnë në Malin e Zi, ai merr 20 euro në ditë.

“Më mashtrojnë dhe kur vij këtu nuk më lënë të kaloj. Vetëm me vjedh. 20 euro unë punoj gjithë ditën në beton. Unë jam sakat, i kam këmbët e sëmura. Vetëm me na vjedh dhe për të na mashtruar” – tha një tjetër punëtor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here