E para në Shqipëri/ Kryebashkiaku bën të detyrueshëm vaksinimin për administratën: Punonjësit të sjellin kartelën e vaksinimit, kush nuk e sjell…

0
365

Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës. Gazetari Armir Mehaj raporton kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundër duhet të paraqesë rezultatet e tamponit çdo javë.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. “Kush nuk vaksinohet çdo javë të sjell rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here