Google search engine
Home Politike “Ne vdesim për ty”/ ‘Tërbohen’ simpatizantët e Sali Berishës e presin me...

“Ne vdesim për ty”/ ‘Tërbohen’ simpatizantët e Sali Berishës e presin me lule, i puthin dorën dhe ulen në gjunjë: Ti je burrë shteti! (VIDEO)

0
420

Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, u prit me lule nga një grup simpatizantësh në momentin që ai po zbriste nga makina për t’u futur në Kuvend, ku sot mbahet seanca e parë e këtij legjislacioni.

Ndërkohë, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

Edhe pasi doli nga Kuvendi, Berisha përshëndeti mijëra simpatizantë që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës.

Berisha iu drejtua simpatizantëve demokratë ku u ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në PD. Gjithashtu përkrahësit e Berishës mbushën makinën e liderit historik me karafila duke i shprehur hapur mbështetjen e tyre.

Pa dyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantëve ku mes tyre dëgjohej një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”. “Ti je i pari i këtij vendit”. “Ti je burrë shteti”. 

Njëra nga simpatizantet i puth dorën dhe i bën thirrje që të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

“Ne vdesim për ty”/ ‘Tërbohen’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here