Shefi ekzekutiv i “Astra Zenecas”, Pascal Soriot është shprehur se mbase nuk është e nevojshme të nguten britanikët për të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid19.
“Ne kemi nevojë për peshën e provave klinike të mbledhura nga përdorimi i botës reale para se të marrim një vendim të informuar për dozën e tretë,” tha Soriot në një shkrim për gazetën britanike Telegraph.
Ai më tej tha se “mobilizimi i NHS për një program nxitës që nuk është i nevojshëm do të shtonte potencialisht barrë të panevojshme në NHS gjatë muajve të gjatë të dimrit”.







































