Google search engine
Home Sociale Regjistrimi në universitet/ Kushi jep njoftimin: Ja datat e nisjes së aplikimeve...

Regjistrimi në universitet/ Kushi jep njoftimin: Ja datat e nisjes së aplikimeve për formularin A1/A1Z

0
290

Të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetëore 2021 kanë një mundësi tjetër. Deri me 13 shtator 2021 do të jetë i hapur Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët. Lajmin për hapjen e portalit e ka dhënë Ministrja Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.

“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021,” – shkruan Kushi.

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here