Google search engine
Home Lifestyle Tha se gjeti dashurinë e jetës, Sindi ndahet nga i dashuri? Ish...

Tha se gjeti dashurinë e jetës, Sindi ndahet nga i dashuri? Ish konkurrentja e ‘Përputhen’ ka një mesazh për mamanë e saj: E urrej kur ke gjithmonë…

0
337

Sindi Loci doli e vetme nga “Për’puthen, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por më vonë, nga deklaratat e saj la të kuptohej se e kishte gjetur dashurinë jashtë.

“Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon”, tha Sindi, e pyetur në Instagram sesi i dashuri e kishte bërë për vete.

Mirëpo, duket se lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë. Shkak janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre. Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, ku tregon se ndihet e zhgënjyer. “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim. Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

Tha se gjeti dashurinë e jetës, Sindi ndahet nga i dashuri? Ish
Tha se gjeti dashurinë e jetës, Sindi ndahet nga i dashuri? Ish
Tha se gjeti dashurinë e jetës, Sindi ndahet nga i dashuri? Ish
Tha se gjeti dashurinë e jetës, Sindi ndahet nga i dashuri? Ish

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here