Të tjera detaje të reja janë zbardhur në konferencën e përbashkët që po mbahet mes autoriteteve të larta policore shqiptare, atyre spanjolle dhe gjermane.
Zyrtarët e policisë spanjolle për shkatërrimin e grupit shqiptar që qëndronte në krye të kultivimit të marjuanës përmes të ashtuquajturave “shtëpive të barit”.
Zyrtarët thonë se përveç trafikut të marjuanës shqetësim mbetet se grupet e kultivimit të drogës janë të pajisur me armë, dhe shpesh përplasen mes tyre.
“Të gjitha organizatat që kultivojnë drogë, janë të pajisur me armë, po bëhet një tregti e madhe e armëve. Kur kriminelët kanë armë, problemet zgjidhen me armë, dhe kjo ka shkaktuar dhe rritjen e numrit të vrasjes. Kemi të paktën 3 vrasje në vit që lidhen me trafikun e marjuanës.
Në këtë rast që kemi zbuluar ka pasur 2 raste të tentativës së vrasjes, për shkak se këta njerëz kishin elektrifikuar portën kryesore, kusho që e prekte atë, mund të vdiste. Janë të fiksuar me sigurinë e platacioneve të drogës. Kanë vjedhur energji që shkon në shifra që do furnizonte për një vit 2 mijë familje spanjolle”, tha një prej zyrtarëve të policisë spanjolle.








































