Google search engine
Home Politike Kërcënonte se nuk i njihte zgjedhjet dhe se s’do ta mblidhte Kuvendin...

Kërcënonte se nuk i njihte zgjedhjet dhe se s’do ta mblidhte Kuvendin e ri/ Presidenti Meta firmos dekretin (dokumenti)

0
280

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën për mbledhjen e Kuvendit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka dekretuar datën 10 shtator si ditën kur do të thirret mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Pas mbylljes së të gjithë procesit zgjedhor të 25 prillit, Meta ka dhënë dakordësinë e tij për të thirrur Parlamentin, edhe pse më parë kërcënonte se nuk do të mblidhte Kuvendin e ri, pasi sipas tij zgjedhjet nuk ishin sipas standardeve.

Deklarata  e plotë:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KUVENDIT TË PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1

Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13207

Tiranë, më 01.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Kërcënonte se nuk i njihte zgjedhjet dhe se s'do ta mblidhte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here