Google search engine
Home Sociale Dasho publikon studimin: Imuniteti natyror i fituar pas kalimit të Covid, disa...

Dasho publikon studimin: Imuniteti natyror i fituar pas kalimit të Covid, disa dhjetëra herë më i fuqishëm se imuniteti i nxitur nga vaksinimi

0
247

Mjeku Erion Dasho, ka publikuar disa studime, të cilat flasin për imunitetin natyror pas kalimit të Covid dhe atë të krijuar nga vaksina. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se këto studime kanë folur qartë për imunitetin e njeriut pas shërimit nga Covid. Ai theksoi, se sipas studimeve të bëra imuniteti natyror pasi është kaluar Covid është më i fuqishëm sesa ai i nxitur nga vaksinimi. “Ka pasur dy studime të cilët mund ta ndryshojnë katërcipërisht konceptin tonë mbi imunitetin natyror të fituar pas kalimit të Covid-it: Së pari, në fillim të muajit maj u botua një studim i shkencëtarëve të Oksfordit që konstatonte qeliza imunitare plazmatike tek personat e shëruar prej Covid-it apo ata të vaksinuar. Këto qeliza lidhen me imunitetin afatgjatë (ndoshta edhe të përjetshëm). Së dyti, studimi i Izraelit i publikuar në revistat prestigjioze “Nature” dhe “Science Magazine” para disa ditësh. Ky studim e gjeti imunitetin natyror disa dhjetëra herë më të fuqishëm dhe më afatgjatë se imunitetin e nxitur nga vaksinimi”, tha ai. Ndër të tjera, mjeku u shpreh se nëse këto studime do të konfirmohen edhe nga studime të tjera që mund të bëhen sipas tij, kjo do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Mjeku theksoi se nëse një person që ka kaluar Covid do të ishte i sigurt për një periudhë 6 mujore atëherë nuk ka pse të bëjë vaksinën. “Këto dy studime kanë potencialin të ndryshojnë rrënjësisht përafrimin tonë ndaj sigurisë lidhur me Covid-in. Nëse gjetjet e tyre konfirmohen nga studime të tjera dhe pranohen nga organizmat rregullatorë, implikimet do të ishin të jashtëzakonshme, sidomos lidhur me programin e vaksinimit. Nëse një person i shëruar do të konsiderohej “i sigurt në raport me Covid-in” për një periudhë që tejkalon 6 muajt e tanishëm, kjo do të thotë se ky person nuk do të kishte nevojë të administronte vaksinën”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here