Google search engine
Home Aktualitet Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Kush janë dy ish-truprojat e Saimir...

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Kush janë dy ish-truprojat e Saimir Tahirit të arrestuar në Francë e Gjermani. Dalin FOTOT

0
256

Personat në foto janë dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët u arrestuan sot pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Burime bëjnë me dije se Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani dhe Paul Deda alias Agustin Deda u prangos në Francë.Prokuroria e Posaçme ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Dy ish-truprojat e Tahirit u shpallën në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Shpirti”, ku asokohe u arrestuan 38 persona.

Mes të arrestuarve ishte edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota si edhe të disa zyrtarëve të lartë të policisë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Kush janë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here