Ndryshimet e motit/ Sazan Guri del me paralajmërimin e frikshëm: Shqipëria është në gjendje katastrofike, në Tiranë temperatura është 7 deri në 10 gradë mbi normalen! Ja kush po e shkakton…!

0
247

Pas vlerësimit më të fundit nga shkencëtarët se situata me ndryshimet klimatike është shumë serioze dhe në vitin 2030 Toka do të arrijë nivelin e ngrohjes me 1.5 gradë

Studiuesi Sazan Guri ka folur për ndryshimet ekstreme të temperaturave. Ai tha se këto kanë lidhje direkte me dorën e njeriut.

Guri theksoi se vendi ynë me ngjarjet e fundit ndodhet në gjendje katastrofale sepse në kryeqytet temperatura është 7 deri në 10 gradë mbi normalen.

“Kjo lloj situate ka qenë prej kohësh, 20 vite më parë por shumica kanë qenë skeptike , ndërkohë mua më ka ndihmuar gjeologjia për të kuptuar se cfarë mund të ndodhë në Shqipëri lidhur me këtë gjendje.

Procesi natyror është shumë gradual, i pandjeshëm dhe gjysëm grade për 150 vjet si qenia e gjallë ashtu dhe fauna detare qoftë edhe njeriu nuk e ndjen. Unë vetë jam pjestar i një kongresi të madh në 2009 dhe mësuam shumë gjëra dhe kuptuam që njerëzit nuk besonin.

Në Brazil bie borë ndërkohe pjesa tjetër nën valën e të nxehtit, nuk ka më gradualitete në temperaturë , brenda një gjerësie gjeografike nuk është më e njëjtë. Në një vend ndryshimi klimatik është 5 gradë dhe diku tjetër është me 15 gradë, në Brazil ndodhi sikur të ishte pjesë e Polit të Jugut ndersa në Kanada 50 gradë.

Ndryshimet e klimës kanë lidhje direkte me atë që bën njeriu, djegia e plehrave ka bërë që dioksidi të qëndrojë në ajër dhe i rëndi ra në tokë, krimi u bë.

Njerëzit nuk e kuptojnë që ndotja lokale shkakton atë globale , në vitet ’70 u dha sinjali i parë për të. Ndërtime me këto godina të larta, nuk shihet hapësira e gjelbërt, përveç ngrohjes fizike që ato bëjnë ke edhe perceptimin negativ se ato të zënë frymën që e rrit deri në 2 3 gradë, shtoji dhe zjarret, zjarret me plehrat.

Shqipëria është në gjendje katastrofike , është shkrumbuar, kemi disekuilibër të pyjeve dhe lumenjve. Temperatura në Tiranë është 7 deri në 10 gradë më shumë se normalja, nuk jemi në proces natyror sepse nuk kemi oksigjen tepër”, u shpreh Guri për Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here