Vrasja e Azem Hajdarit, ja rëndësia e dëshmisë së Zenel Nezës dhe takimi mistershëm me Berishën në spital

0
306

Ka shumë qëndrime mbi vrasjen e Hajdarit, por i vetmi që e di se si ndodhi krimi është Zenel Neza. Ai ishte dëshmitar i Azem Hajdarit dhe kur ndodhi atentati mbeti i plagosur. Mirëpo personi i parë që i shkoi në spital ishte Sali Berisha. Ky i fundit i shoqëruar nga gazetari Ylli Rakipi kanë biseduar me të dhe po ashtu kanë pasur një diktofon me vete me të cilin kanë regjistruar bisedën. Por pak ditë më pas ai u largua nga Shqipëria dhe mori azil jashtë duke mos bashkëpunuar tërësisht me drejtësinë. E vetmja dëshmi e tij është gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të emrave të akuzuar. Ai foli përmes një video-konference në atë kohë, por që nuk dha asnjë detaj mbi ngjarjen. Në atë video-konferencë, i pyetur nëse ka qenë Jaho Salihi autori i atentatit, dëshmitari ka thënë se edhe mundet, por pa qenë i sigurt. Por misteri është se ku është regjistrimi i bisedës së tij me Berishën dhe pse ky i fundit refuzoi dëshminë në prokurori? Sapo doli nga spitali ai iku jashtë vendit duke mos i lënë fare kohë prokurorisë ta marrë në pyetje. Ndërkohë dosja hetimore për vrasjen e Hajdarit ka shumë problematika. E parë është se ditari i Perikli Tetës mungon. Në dosje ekziston një procesverbal ku thuhet se ish-ministrit të Brendshëm i është sekuestruar një ditar, ku ai ka mbajtur shënime për vrasjen e Hajdarit. Por sot në dosje ky ditar mungon. Dyshimet janë se aty ka të dhëna konkrete mbi autorët e vërtetë. Një tjetër detaj është se Azem Hajdarit nuk i është bërë si duhet autopsia. Sipas informacioneve të gazetës një prej oficerëve të policisë gjyqësore ka bërë sherr me një sërë peronash mbi çështjen e autopsisë. Skandali tjetër është se ata që kanë dijeni për ngjarjen kanë refuzuar të dëshmojnë. Bëhet fjalë për 21 zyrtarë të PD, të cilët ditën kur u ekzekutua Hajdari kanë qenë në selinë e partisë. Bëhet fjalë për emra si Sali Berisha, Genc Pollo, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, etj. Shumë prej tyre u kërkuan të dëshmojnë, por gjykata refuzoi. Mes emrave që u propozuan për të dëshmuar është edhe Sali Berisha, por gjyqtari Lazër Sallaku e refuzoi këtë kërkesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here