Ballina Bota Edhe pse me mijëra protestues marshojnë në rrugë, ekspertët francezë propozojnë vaksinim...

Edhe pse me mijëra protestues marshojnë në rrugë, ekspertët francezë propozojnë vaksinim të detyrueshëm të popullsisë. Zbardhet vendimi më i fundit

0
24

Shumica e qytetarëve francez kanë dalë në protesta kundër vaksinimit të detyruar të popullsisë me vaksinën e covid-19. Por shoqatat e mjekëve vazhdojnë të propozojnë vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë popullsisë.

Mediat franceze citojnë drejtuesit e Federatës Spitalore Franceze, një prej grupeve më të mëdha të mjekëve në vend, të cilët thonë se vetëm përmes imunizimit të gjithë popullatës mund të arrihet në frenimin e ritmeve të përhapjes së mutacionit Delta dhe koronavirusit në përgjithësi, e për të zbehur efektet e këtij virusi tek të prekurit.

Propozimi erdhi pasi në Francë, këtë javë infektimet ditore arritën nivelet e valës së periudhës së përhapjes Mars – Prill me mbi 20 mijë raste.

Në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë Europën, vaksinimi shihet si mënyra e vetme për të frenuar rritjen e shifrave të viktimave. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se përhapja e mutacionit indian nuk ka shkaktuar shtim të viktimave në vendet me proces të përparuar vaksinimi.

E kundërta ndodh në Rusi, ku me valën e përhapjes së variantit indian, viktimat ditore janë në nivelet më të larta për gjithë periudhën e pandemisë, e ku vaksinimi vijon me ritme shumë të ulëta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj

%d bloggers like this: