Rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë është imunizuar ndaj Covid-19. Pjesa dërmuese janë imunizime nëpërmjet procesit të vaksinimit, ndërsa një pjesë e vogël për shkak të kalimit të sëmundjes në mënyrë natyrale.
Sipas zv/ministre së shëndetësisë, Eugena Tomini, ditët dhe javët e hapura kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vaksinimeve, që tashmë do të jenë edhe përgjatë muajit gusht.
“Kemi një mbrojtje vaksinale mbi 27,5 % në nivel kombëtar. 22% me dy doza. Dhe tek kjo kanë ndikuar edhe ditët dhe javët e hapura që do të jenë edhe në Gusht. Kjo është një parapërgatitje jo vetëm e strukturave shëndetëore, por edhe të popullatës për një vjeshtë dimër me të lehtë”.-tha Tomini, në një intervistë për Tv Klan.