Pamje apokaliptike në Turqi/ Shikoni si flakët kanë “pushtuar” Bodrumin, evakuohen turistët, vdes edhe 25-vjeçari që ishte vullnetar në ‘luftë’ për shuarjen e zjarreve (VIDEO)

0
188

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në jug të Turqisë për shkak të zjarreve që prej 4 ditësh kanë pushuar rajonet jugore. Pamjet e publikuara në mediat turke, në zonën turistike të Bodrumit i ngjajen atyre apokaliptike.

Ne video duken flakët që kërcënojnë shtëpitë e pushimeve pranë qytetit të Bodrumit, ku ka pasur edhe evakuime të turistëve.

Zjarret kanë goditur me tepër rajonet Manavgat dhe Akseki në provincën Antalia, ku një 82-vjeçar dhe një çift i martuar vdiqën. Më shumë se 50 njerëz u shtruan në spital dhe të paktën 25 fshatra u evakuuan.

Ndërkohë, një vullnetar 25-vjeçar vdiq në një tjetër zjarr pranë vendpushimit të Marmaris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here