Aksident i rëndë/ Autobusi nga Serbia del nga rruga, plagosen 19 persona, 9 në gjendje të rëndë, 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë me urgjencë në vendin e ngjarjes

0
159

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në autostradën gjermane midis Staakoë dhe Freiëalde, ku është përmbysur një autobus. Sipas burimeve kanë mbetur të lënduar të paktën 19 persona.

Raportohet se autobusi nga Serbia ka dalë nga rruga dhe u rrokullis në përpjekje për t’u kthyer në rrugë.  Bild raporton se më shumë se 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në shpëtimin e të plagosurve.

Në informacionet e para zyrtare thuhet se dy shoferë dhe një pasagjer kanë marrë lëndime të rënda. Sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat.

Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarje me helikopter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here