Google search engine
Home Sociale Deklarata e PAPRITUR e Rakacollit: Varianti Delta i Covid-19 ka qenë në...

Deklarata e PAPRITUR e Rakacollit: Varianti Delta i Covid-19 ka qenë në Shqipëri që në…

0
319

Zëvendës ministrja dhe Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli ka pranuar sot se varianti Delta i Covid-19 ka qarkulluar që në muajin maj në vendin tonë.

E ftuar në studion e Oranews, Rakacolli tha se dyshimet kanë qenë gjatë gjithë kohës dhe se mostrat janë marrë që nga data 1 qershor, pavarësisht se virusi ka qarkulluar më herët, që në muajin maj.

Rakacolli shtoi se arma më e fortë kundër këtij varianti dhe varianteve të tjera është vaksina, prandaj Rakacolli apeloi që qytetarët të bënin sa më parë vaksinën.

“Sigurisht që varianti i ri është më i rrezikshëm dhe më shumë infektues, por situata, në bazë të numra paraqitet e qëndrueshme. Nuk është e papritur, por diçka që e kishim paralajmëruar pasi kemi pasur dyshime të forta për prezencën e këtij varianti. Mostrat janë marrë nga 1 qershori lidhur më këtë variant të ri, çka do të thotë se virusi ka qarkulluar pak më pare, në maj. Masat janë të njëjta dhe janë efikase sikurse me gjithë variantet e tjera. Masat tashmë shohim se nuk zbatohet në ambientet e mbyllura. Ne kemi si armë të fortë vaksinimi dhe ne kemi hapur vaksinimit për të gjithë qytetarët e rritur pranë qendrave të vaksinimit. Kjo është forma më e mirë e mbrojtjes. Po të shohim në shumë vende të tjera shifrat janë rritur shumë, por numri i jetëve të humbura dhe të hospitalizuara është shumë më i vogël. Nuk ka rëndësi se cili variant është sepse masat mbrojtëse janë të njëjta. Sipas specialistëve në këto variante predominon më shumë rrufa dhe djegia e syve. Prandaj në rastin e ndonjë simptome njerëzit duhet t’i drejtohen mjekut të familjes dhe të izolohet në shtëpi,”- tha Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here