Mesazhi i fortë i Gjekmarkajt: Pse mbështes profesor Markun për një PD të madhe dhe tronditja e ‘besnikëve’ të Bashës

0
25

Deputeti i ardhshëm Agron Gjekmarkaj, ka komentuar deklaratat e pedagogut Mark Marku, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj në, del hapur në krah të Mark Markut, për të cilin thotë se lexoi qartë dramën ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Postimi i Gjekmarkajt në ‘Facebook’Ad by Valueimpression

Një shënim anash Kuvendit të PD. Pse mbështes profesor Markun për një PD të madhe dhe tronditja e ‘besnikëve’ të Bashës

Dje PD zhvilloi Kongresin e saj ! Shumë informacione u dhanë mbi inxhinjerinë elektorale që ndryshoi verdiktin popullor të 25 Prillit!! Por ngjarja kryesore e atij tubimi ishte fjalimi i Prof. Mark Markut si një krusem e dalë nga shpirti dhe vetdija intelektuale për gjendjen e demokracisë në Shqiperi, për natyren e partive politike e mbi të gjitha për gjendjen e PD dhe nevojat e saj për tu bërë një parti që pranon ndryshimin për të ndryshuar vëndin , për tu bërë e parë , e madhe, fituese!

Personalisht e mbeshtes pa i hequr një presje gjithe asaj që Marku tha si një nevojë për të qënë të vertete, reagues, me ide që çojnë në rrezimin e regjimit të Edi Rames ! Lulzim Bashen e kemi mbeshtetur në procesin elektoral të 13 Qershorit të bindur që ishte kantidatura më e mirë dhe me prezencen e tij nuk lejon që PD të shkojë drejt kaosit por edhe me pritshmeri të medha për rithemelim, rindertim pa shkuar në gjykate por si mendesi, forme të bërit politike!

Ligjerata e tij dje nuk e kishte permasen e reflektimit që pritej as vizionin per rritjen e PD ! Ndersa Mark Marku me atë që tha duket sikur “koha politike” se paku për një çast u rikthye ! Në rrjete sociale u bë ngjarje, kudo u mirprit , kudo i fol per të duke shkaktuar zgjim në shoqeri dhe tek demokratet shume më teper ! Basha duhet ta lexojë kë fakt në të mirë të tij dhe të PD për të realizuar endrren e perbashket që nuk u fik nga masakra e 25 Prillit !!

Mark Marku nuk kerkoi asgjë per vete duke leshuar ne mes të salles një të vertete të madhe që vuri në veshtersi disa gra e burra që shikonin celularet për tu distancuar nga ai ” tmerr” që po degjonin për ti bërë “isharete” besnikerie Bashes a thua se vertete ai paskesh nevoje për të! Basha pati kurajon ta degjonte me respekt dhe me etike ta duartrokisye fjalimin e Markut ! Diferencë e madhe mes gjuhes së drunjtë e shpesh servile të shumë fjalim bëresve që nuk krijuan asnjë lajm me gjuhen e kolegut i cili perkufizoi dramen e PD te shkruar vit pas viti ! Shumë veta folen duke nënkuptuar që na lini rehat , ç’keni me ne, mirë jemi, s’kemi ndonjë faj, të ruajme ofiqet e opozites qef o qef o qerrata, të rrimë aty, të kalojmë jetën aty, të hymë të rinj e të dalim pleq, të ulim

koken kur thuhen të vertetat që trazojnë pellgun ! Sa beteje e vogel kjo për një post nën kryetari, sekretari, kryetar komisioni , një tjeter mandati neser,perballë betejes së madhe që shqiptaret dhe demokratet presin nga opozita !! Ata vertete mund të jenë “besniket” e Bashes që e ndajnë nga masa e madhe e njerzve që e shohin si simbol të ndryshimit që i thonë “si keshtu Marku?” , ” po ky Agroni?” mbase edhe njerëz të mirë por që trasformohen për karrieren e tyre të vogel ! E çfarë kerkoi Mark Marku dje? E thjeshte!

Një PD demokratike dhe jo ndermarrje private, të madhe e fituese me Lulzim Bashen Kryeminister dhe jo një tjeter kongres ku të flitet pë masakren elektorale ! Kaq dua edhe unë duke marrë në shkembim shikime të turbullta e të frikura dhe nofken e “mosmirnjohesit ” ! E kam dashur gjithmonë idenë e PD më shumë se PD-në vetë ! E dua ënde me iluzionin se ideja do bëhet PD ! Do të perpiqem për këtë edhe nese suksesi i saj nuk triumfon.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj