Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ish-zv.minsitrja e Brendshme Rovena Voda, e cila mbahet nën masën e arrestit të shtëpisë me urdhër të SPAK.
Siç shihet dhe në video, Voda nuk mban pranga në duar, dhe shfaqet në video me syze dhe e pashoqëruar nga punonjës policie kur kapërcen derën e GJKKO-së.
Kujtojmë se ish-zv/ministrja u la nga Gjykata e Posaçme në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 ditë më parë. Ajo akuzohet se ka ndikuar për të punësuar në Ministri avokaten nga Durrësi në këmbim të 1 mijë eurove, 1 telefoni dhe një arkë me peshk.










































