Google search engine
Home Politike Merret vendimi/ Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastre, dosjet...

Merret vendimi/ Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastre, dosjet dhe regjistrat hipotekorë zhvendosen nën masa të rrepta sigurie

0
223

Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale, pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak për transferimin janë bërë proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në kadastrat e qyteteve bregdetare që kanë ardhur për shkak të konflikteve mbi pronësinë.

Për shkak të rëndësisë së informacionit, transferimi i arkivit me dosjet, regjistrat hipotekorë e çdo gjë tjetër është bërë i mundur me praninë e policisë.

Burimet bëjnë me dije se shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime.

Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me njerëzit dhe për t’i orientuar më shumë drejt aplikimit online./BW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here