Dëmtimi i rrugës dytësore Tiranë-Durrës, Konfindustria del me thirrjen URGJENTE: Të merren masa!

0
262

Konfindustria shqiptare ka kërkuar marrjen urgjent të masave për përmirësimin e rrugës dytësore pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Përmes një reagimi për mediat, Konfindustria thekson se skema e menaxhimit të mirmbajtjes të sistemit rrugor tashmë ka dështuar. Sipas Konfindustrisë, rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës.

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, kërkon marrjen e masave sa më të shpejta për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë. Në zonën industriale në fjalë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.

Rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të mjeteve në zonë përbën një ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë cdo standarti ndërkombëtar të lejuar.

Konfindustria, duke marrë shkak nga shembulli i mësipërm, por edhe nga gjëndja e veshtirë e infrastrukturës rrugore në pothuaj të gjitha akset e tjera të rëndësishme kombëtare vlerëson, se skema e sotme e menaxhimit të mirëmbajtjes të sistemit rrugor është e dështuar. Këtu përfshihet edhe projekti përkatës i financuar me kredi nga Banka Botërore. Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor i kushtojnë mjaft shtrenjtë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here