“Oj zonjë o më trego dashnorët, o unë në rrugën time, ti në tjetër”/ Burri hedh akuzat e rënda ndaj gruas në mes të emisionit: Nuk tallesh dot me krahët e mia ti!

0
176

Në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ dje ishte Besniku, i cili akuzon bashkëshorten e tij Besniken se e tradhton dhe flet gjatë gjithë kohës në telefon me të dashurit, prandaj janë larguar nga njëri-tjetri. Besnikja e cila është infermiere nuk i pranon këto akuza të forta dhe kështu është krijuar një debat i fortë mes tyre në studio.

Ardit Gjebrea: Në fakt edhe fakti që ajo flet në telefon nuk më duket se është ndonjë gjë e madhe për të dyshuar.

Xhevdeti: Për mua është shumë gjë e madhe. Moj zonjë o më trego mua dashnorët ose unë në rrugën time, ti në rrugën tjetër. Trego dashnorët moj zonjë.

Besnikja: Çfarë dashnorësh ore, ku i kam këta dashnorë? Pse s’smë ke shoqëruar? Të të vijë zor ty në këtë moshë.

Xhevdeti:  Ty të të vijë zor, të kesh turp që flet në telefon me burrin e huaj.

Ardit Gjerbea: Po i ka pacientë.

Xhevdeti: Pse të gjithë pacientë i ka?

Besnikja: Pse s’më shoqëroje ti mua?

Xhevdeti: Nuk jam truproja jot.

Besnikja: Po je burri im, je më shumë se truprojë. Ishte 24 orë pandemia.

Xhevdeti: Le të jetë sa të dojë, për mua t’i ke mbaruar.

Besnikja: Po nuk tallesh ti me krahët e mi, nuk ke shans të tallesh.

Xhevdeti: Rrugën nga erdhe ik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here